Nje gazetar meksikan u gjet i pa jetë ditën e mërkurë në komunën e largët të Tezonapa, rreth 100 kilometra larg nga kryqyteti i shtetit, Veracruz.

Trupi i Julio Valdivia u gjet i prerë afër shinave të trenit raportojnë mediat lokale.

Kjo ngjarje ka ndodhur pas raportimeve që ai bëntë për krimet dhe shtetin.  Fillimisht dyshohej se Julio mund të ishte përplasur nga një tren, por kjo u përjashtua nga zyra e prokurorit.

Valdivia u gjet afër shinave të trenit, me kokën e prerë në trotuar”– tha anëtari i stafit të gazetës lokale të vendit.

Një grup lokal i mbrojtjes së medias i njohur si CEAPP në një deklaratë  të dhënë tha se Valdivia nuk kishte marrë asnjë masë mbrojtje pasi ai nuk kishte raportuar se ndihej i kërcënuar.