Një emigrant 28 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Qëndrën e Qëndrimit për Riatdhesim në komunën Gradisca d’Isonzo në rajonin Fiuli Venezia Giylia.

29 vjeçari shqiptar u gjet i vdekur në dhomën e tij ku jetonte dhe një shtetas maroken, dhe ky u gjet në gjëndje të rëndë shëndetësore por jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka shenjë dhune fizike e plagë në trupin e shqiptarit e priten rezultatet e analizave për të zbardhur motivin vdekjes.

Nga mediat lokale mësohet se 28 vjeçari shqiptar po kryente periudhën e karantinimit.

Kreu i policisë së Goricës ku bën pjesë dhe  Gradisca d’Isonzo informon se shqiptari është gjetur i vdekur pas një kontrolli të kryer si çdo ditë nga personeli i qëndrës së qëndrimit për riatdhesim.

Pas kësaj ngjarje e tërheqjes nga qëndra e trupit të shqiptarit, emigrantë të tjerë kanë shpërthyer në revolta duke djegur dyshekë, gjë që kërkoj ndërhyrjen e forcave të zjarrëfikësve.