Një 74-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Brataj të Vlorës.

Sipas asaj që njofton Policia, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale M.G, 74 vjeç.

Dyshohet se personi është mbytur, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në fshatin Brataj, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Bratit”, është gjetur i pajetë buzë lumit, dyshohet i mbytur, shtetasi M. G., rreth 74 vjeç, banues në Brataj, Selenicë.

Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.