Telefoni i një studenti malazjan ishte zhdukur teksa ai ishte duek fjetur në shtëpinë e tij.

Mënyra se si u zhduk mbeti  e paqartë dhe ai mendoi që e kishte humbur telefonin e tij derisa e gjeti atë në xhungel afër shtëpisë së tij.

Mirëpo ajo çfarë gjeti brenda në telefonin e tij e shokoi 20 vjeçarin më shumë se mënyra e zhdukjes së telefonit.

Zackrydz Rodzi  pasi hapi telefonin gjeti një video selfi të një majmuni teksa përpiqej të hante telefonin e tij.

Rodzi  bëri të ditur për BBC se ai kuptoi që telefoni i tij ishte zhdukur kur u zgjua në orën 11 ditën e shtunë.

Nuk kishte asnjë shenjë grabitje. E vetmja gjë në mendjen time ishte se ishte një lloj magjie,” – tha studenti i vitit të fundit i shkencave kompjuterike nga Batu Pahat në shtetin jugor të Johor.

Ai gjithashtu tha se nuk arriti të gjente asnjë gjurmë të telefonit të tij deri pasditen e ditës së dielë  kur babai i tij vuri re një majmun jashtë shtëpisë së tyre. Duke thirrur përsëri telefonin e tij, ai dëgjoi të kumbonte nga xhungla disa hapa përtej kopshtit.  Më pas gjeti  telefonin të mbuluar me baltë në disa gjethe poshtë një palme.