I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, analisti Agron Gjemarkaj u shpreh se sulmi ndaj RTV Ora ishte një përzgjedhje ndaj një media kritike dhe se lë pikëpyetje në lidhje me sistemin e drejtësisë.

Gjekmarkaj: Më bën përshtypje se në këto 8 vite nuk është goditur askush pranë kësaj qeverie dhe as ministre. Në fillim të kësaj qeverie u godit një televizion jo dhe aq kritik si Agon Channel.

Ai mendoi se kjo media do të jetë si një guralec në këmbët e tij. Ky akt arrogance i kushtojë imazhit të Shqipërisë shumë dhe nga pikëpamja ekonomike rreth 110 milionë euro që mund t’i përdornim për shkolla në kohë pandemie.

Se cila është marrëdhënie e pronarit të medias me drejtësinë, unë nuk e di, por përzgjedhja e një media kritike me qeverinë, lë shumë për të dyshuar në lidhje me drejtësinë në vend dhe për marrëdhënien që ka me pushtetin.