I ftuar në Ora News, doktor Arben Gjeka u shpreh se në Shqipëri janë goditur dhe moshat e reja dhe nuk ka një informacion pse ndodh kjo, por shtoi se organet gjyqësore duhet të hetojnë për këtë çështje.

Gjeka tha se në 27 dhjetor filloi vaksinimi në Evropë, por shprehu keqardhjen pasi në Ballkanin Perëndimor nuk pati një vaksinë,

Gjeka: Në Shqipëri mesa më informojnë janë goditur dhe moshat e reja. Nuk kam një informacion pse ndodh kjo dhe organet gjyqësore duhet të hetojnë për këtë çështje. Ka një procedurë që ndiqet për trajtimin e këtyre personave të infektuar. Kam përshtypjen se një hallkë e këtij procesi nuk ka funksionuar dhe këtë duhet ta studiojnë ekspertët që merren me këtë punë.

Vaksinimi në të gjithë Evropën filloi në datë 27 dhjetor që është një datë historike. Kjo ishte shumë e rëndësishme për ne të gjithë. Ajo që më erdhi shumë keq është se në Ballkanin Perëndimor nuk pati një vaksinë, pasi ne jemi më të privilegjuar, por nuk mund ta ndjejë veten të privilegjuar që unë nesër do të bëj vaksinën, ndërsa kolegët e mi në Shqipëri nuk mund të bëjnë.

Gjeka shtoi se faza e parë e vaksinimit do të fillojë me mjekët dhe personelin mjekësor, si dhe moshat e thyera që janë më të rrezikuara.

Gjeka: Faza e parë e vaksinimit do të fillojë me mjekët dhe personelin mjekësor, si dhe moshat e thyera që janë më të rrezikuara. Kjo fazë bëhet me vaksinat të cilat janë të shpërndara në të gjithë Italinë. Ndërsa nesër fillon vaksinimi masiv i mjekëve. Pardje kanë ardhur rreth 9700 vaksina. Ministria e Shëndetësisë shpreson që këtë situatë ta përfundojë në rreth 2 muaj, por kjo do të varet edhe nga furnizimi që do të vijë. Faza e dytë ka të bëjë me vaksinimin e atyre që janë mbi 80 vjeç, por për furnizimin më pas nuk është se ka një siguri. Faza e tretë do të vazhdojë më moshat mbi 60 vjeç, ndërsa ajo e katërt me punonjësit e policisë, ata të administratës, shkollave dhe të gjithë atyre që janë të interesuar për ta bërë vaksinën.