Gjatë 24 orëve në Kosovë kanë humbur jetën 8 persona dhe 142 raste te reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve në Kosovë kanë humbur jetën 8

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 466 tampona të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar se kanë humbur jetën 8 persona nga Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive është 11.130 raste nga 43.093 persona të dyshimtë me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 6.817 raste, ndërsa numri i rasteve aktive me koronavirus është 3.932.

Rastet pozitive janë nga:

komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Viti.

Rajoni Lajme koronavirus Covid-19 Kosovë raste te reja me koronavirus

EMISIONET