I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, rektori i Universiteti të Mjekësisë, Arben Gjata tha se mjekësia njeh raste që quhen psikoza reanimacioni që kanë sjellje psikotike.

Gjata: Mjekësia i njeh këto raste, që quhen psikoza reanimacioni. Pasi dalin nga salla e operacionit, ata bëjnë sjellje psikotike të ngjashme dhe fillojnë për të shkulur kateterin dhe drena. Ndonjëherë i lidhim nga duart që të mos e bëjnë.

Stresi i madh sjell psikoza të tilla që shërohen edhe me vetëvrasje. Besoj se duhet ta nisim se çfarë po ndodh në këto 8 muaj në këto spitale që për disa janë ferr e për disa janë një sfidë ku punohet me orë të zgjatura e më një ngarkesë të jashtëzakonshme.

Mendohet se Covid mund të bëjë tromboza të lobit frontal dhe çrregullime të personalitetit që kanë humbje të kujtesës dhe sjellje paradoksale.