Gjata: Inceneratorët mega aferë 500 mln €. Në Tiranë 23 mln € pa u vënë një tullë dhe me 100 mijë lekë kapital

Gjata: Inceneratorët mega aferë 500 mln €. Në Tiranë 23

I ftuar në Ora News, sekretari për çështjet ligjore në PD, Clirim Gjata u shpreh se të trija koncesionet për inceneratorë janë një mega aferë.

Ai tha se edhe BE ka sugjeruar që djegia e plehrave në këtë mënyrë është një metodë e papërshtatshme për vendin tonë.

Për Gjatën, këto tre koncesione lidhen vetëm me një kompani dhe vetëm me dy emra, Mërtirin dhe Zoton.

Gjata: Kemi të bëjmë me tre koncesione, për të vende të ndryshe për inceneratorë. Këtu kemi të bëjmë me një mega aferë që shkon deri në 500 milionë euro koncesione. Kush ka dëgjuar për një strategji të tillë për djegien e plehrave. Nuk ka dëgjuar ksuh ta këtë bërë kjo qeveria. Sugjerimi që ka bërë BE është se kjo metodë nuk është e përshtatshme për vendin tonë. Ne si gjithmonë shkojmë kundër me direktivat e BE-së kur bëhet fjalë për të vjedhur para.

Nëse qeveria jep me koncesion një vepër të tillë, nuk qarkullon pa lejen e Ramës. Specifikat e këtyre koncesione ishin që ata persona që i kanë kërkuar qeverisë këto koncesione kanë bërë edhe studimin edhe kanë marrë koncesionit, gjë që është e ndaluar me ligj. Po ashtu miratimi është bërë me një shpejtësi skëterrë. Kemi 12 vendime brenda ditës dhe vërtiten vetëm për 2 emra. Për Fierin, ditën që është firmosur kontrata, atë ditë kanë marrë 5 milionë euro. Të dy emrat e këtyre koncesioneve kanë të bëjnë Mërtirin dhe Zoton.

Gjata theksoi se janë dhënë miliona euro për inceneratorin e Tiranës kur nuk është hedhur asnjë tullë, por ka vetëm një landfill ekzistues.

Gjata: Pse janë dhënë miliona euro për inceneratorin e Tiranës kur nuk është hedhur asnjë tullë. Aty ka vetëm një landfill që është prej kohësh. Atëherë pse janë marrë pa garë 23 milionë euro kur kishte vetëm 10 mijë lekë kapital në QKR. Ligji kërkon një përvojë të madhe për të bërë një koncesion të tillë. Adresa e këtyre personave shkon në Holandë dhe nuk dihet se kush janë. Është e njëjta kompani, pa garë, pa përvojë dhe me 10 mijë lekë të reja në xhep. Kjo është shkelje e rëndë ligjore.

Vendi Lajme Politikë tirane clirim gjata incenera mega afere kapital tulle

EMISIONET