Kantautori i njohur Dr. Flori, ndërroi jetë gjashtë vite më parë duke i lënë të pikëlluar të gjithë ata që e njihnin.

I thyer nga vdekja e tij ka qenë edhe miku i ngushtë Landi Hysi i cili e ka kujtuar me mall tw ndjerin.

Këtë e bëri nëpërmjet publikimit të një fotografie në llogarinë e tij në Instagram, postim pranë të cilit i ka shkruar edhe disa fjalë.

 “Psherëtij. Ti buzëqesh. Nuk psherëtij më. Kohë idiote. Kujtimi yt, mbetet. 17 nëntor 2014. Dr.Flori”, ka shkruar Landi.

Dr.Flori u nda nga jeta në një moshë shumë të re, por ai la pas qindra hite që dëgjohen ende sot e kësaj dite. Së bashku me dy miqtë e tij, Landi Hysin dhe Armir Shahinin, ai krijoi grupin West Side Family. Dr.Flori ishte dhe baba i dy fëmijëve, Kaltrinës dhe Danit, që kanë ardhur në jetë nga martesa me bashkëshorten e tij, Blerinën.