Gjashtë largime dhe borxh nga bankat/ Real Madrid nis operacionin "Mbappe"

Gjashtë largime dhe borxh nga bankat/ Real Madrid nis operacionin

Real Madrid bëhet gati që në merkaton e verës të realizojë operacionin “Mbappe”.

Momenti i së vërtetës është afër. Strategjia e menduar duket se po funksionon.

Yllit 22-vjeçar i përfundon kontrata me PSG-në në vitin 2022 dhe ende nuk ka sinjale për rinovimin e saj.

Në Madrid janë të sigurt se Mbappe do ta mbajë fjalën dhe do të presë.

Klubi po llogarit të përfitojë nga 100 deri 150 milionë euro nga shitja e disa lojtarë verën e ardhshme. Ata janë Isco, Ceballos, Bale, Joviç, Marcelo dhe Brahim Diaz. Pjesa tjetër e operacionit do të financohet nga një hua, shkruan spanjollja "AS".

"Los Blancos" presin që sezonin e ardhshëm, me tifozët në stadiume, të ardhurat do të kthehen në nivelin e kërkuar dhe ato do të rriten në 800 milionë euro.

Çmimi i Mbappe është ende i panjohur dhe gjithçka varet nga negociatat me PSG-në.

Në skenarin më të keq, është llogaritur që PSG mund të kërkojë një çmim për Mbappénë që do të barazonte shifrën rekord prej 222 milionë eurosh që u pagua për Neymar. Në rastin më të mirë, kur të ketë mbetur vetëm një vit kontratë, Reali shpreson të paguajë vetëm 150 miionë për kartonin e Kylian Mbappe.

Ylli francez ka një pagë vjetore prej 21 milionë eurosh, por me shitjen e Bale dhe Isco kjo shifër nuk do të përbënte problem për Real Madrid.

Sport Lajme real madrid Futboll merkato psg kylian mbappe

EMISIONET