Gëzim Tushi: Do të ishte gabim fatal festimi si më parë, virusi vret shteti duhet të marrë masa

Gëzim Tushi: Do të ishte gabim fatal festimi si më parë,

Në ditët e festave të fundvitit asgjë nuk ngjason me vitet e tjera shkak i pandemisë së Covid 19.  Në një lidhje direkte për Ora News,  sociologu Gëzim Tushi tha se festa e vitit të ri do të jetë gabim nëse ka njerëz që me kokëfortësi do mendojnë që ti festojnë ashtu siç i kanë festuar.

Gëzim Tushi për Ora News: Festa e vitit të ri do të jetë gabim nëse ka njerëz që me kokëfortësi apo me një guxim prej të marri do mendojnë që ti festojnë ashtu siç i kanë festuar me tubime të mëdha, gazmore, në kolektiv duke menduar që ky rrezik nuk është për mua, ky rrezik është për të tjerët, ky është gabimi më fatal. Virusi Covid 19 është një kambanë alarmi që bie barabartë për të gjithë. Është një nga pandemitë që ka një koncept demokratizues në  thonjëza që do të thotë nuk pyet për askënd.  Në këtë pikëpamje rreziku është i përbashkët është i shtrirë në kohë dhe në hapësirë për të gjithë njerëzit. Ndaj mendoj që do të ishte një gabim fatal nëse ne do të bëjmë të kundërtën e asaj që kërkohet.

Ai tha se ka dy rrugë që të mbrohemi nga rreziku, njëra që ka të bëjë me vetë njeriun  për të mbrojtur shëndetin dhe e dyta masat që duhet të marrë shteti që sipas tij nuk janë shkelje e asnjë lirie kur kanë të bëjnë me mbrojtjen e jetës.

Gëzim Tushi për Ora News: Dy janë rrugët që duhet të  mbrohemi nga rreziqet. Së pari është një digë personle  që e ngre njeriu për të mbrojtur shëndetin vetjak. Këtë pasuri të  papërsëritshme. Nëse ka njerëz që nuk e kuptojnë çmimin e jetës apo që atë duan ta japin me një kosto jashtëzakonisht të ulët ky është një eksperiment tragjik që ka kosto individuale por dhe sociale. Së dyti këto ditë është e nevojshme të jetë e fuqishme edhe diga e mbrojtjes sociale që ka të bëjë me masat e shtetit. Nuk ka asnjë shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut. Njeriu që kërkon liri të  kota, liri që janë me rreziqe vdekjeprurëse duhet frenuar.

Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti për online E.P

Vendi Lajme gezim tushi Aktualitet

EMISIONET