Shella skeptik: Qeveria që ndaloi tubimet, lejon hapjen e shkollave, po shkojmë drejt një përmase të paparë infektimesh

Shella skeptik: Qeveria që ndaloi tubimet, lejon hapjen e shkollave, po

Gerti Shella, drejtues i Qendrës për Çështje të Informimit Publik, aktivist i shoqërisë civile në një intervistë të dhënë ditën e sotme për Ora News e quajti vendim jo të duhur hapjen e shkollave.

Shella shpreh shqetësimin si prind por dhe si ekspert se hapja e shkollave është me rrezik të lartë dhe në ditët në vijim mund të kemi një shtim të rasteve.

Gerti Shella: "Këtu më lejoni të flas  si prind dhe më andej dhe si ekspert.

Janë rreth 600, 650 mijë nxënës kjo mbetet për t'u vlerësuar, të cilët pritet të venë në shkollë më 15 shtator.  Ka një hezitim dhe mosinformim deri në përmasën e keqkuptimit apo keqinformimi lidhur me pasojat mund të prodhojë eventualisht dërgimi i një numri kaq të madh nxënësish, i bie të jetë rreth 1/e 4 e popullsisë në Shqipëri. Dhe jemi në kushtet ku ky problem shtrohet për dikutim në momentin kur Shqipëria ka bërë derogim të nenit 11 të Konventës Europiane të së Drejtave të Njeriut i cili parashikon dhe të drejtën e tubimeve.  Pra jemi duke folur për një proçes i cili dashur pa dashur prodhon defakto tubime të përditshme të 650 mijë nxënësve. Është një situatë shqetësuese pasi qeveria nga ana tjetër nuk ka një vlerësim koherent , ka një kontradiktë të thellë.  Ne ishim dëshmitarë dhe bashkëvuajtës të një karantine dragoniane ku shqiptarët nuk u lejuan të dilnin përveçse me orar nga shtëpitë e tyre vetëm për të blerë ushqime. Ku dhe u caktuan fasha orari specifike për fëmijët, të moshuarit. Jeta ekonomike, politike shoqërore u paralizua për tre muaj rresht. Në datën 18 u hoq karantina,  mirëpo efektet psikologjike vazhdojnë e sot, kjo kuptohet nga numri i ulët i shqiptarve të cilët ju drejtuan plazheve. Në këtë moment vijnë dy vendime njëri pas tjetrit, Shqipëria mbylli dyert për qytetarët e saj dhe i hapi ato për turistët nga vendet Europiane.

Shqipëria është një vend e cila nuk rënditet mirë nga treguesit e luftës së pandemisë. Polonia aktivizoi lockdown pra nuk lejohen qytetarët shqiptarë të udhëtojnë drejt Polonisë dhe shtete të tjera si Greqia, Italia dhe vende të ndryshme Europiane që i kanë bërë mbyllje Shqipërisë për shkak të numrit të lartë të të infektuarëve me koronaviurus dhe rrezikut të përhapjes. Shqipëria i vetmi vend në vlerësimin tim që ka bërë derogim, anulim të neneve të Konventës që të parandalojë tubimet e popullatës  del me vendimin që ka të bëjë më tubime sistematike të fëmijëve për efekt të shkollës"

Askush nuk siguron qe femijet te shkojne ne shtepi te infektuar - Shella tha se data 15 shtator nuk mund të ishte fillimi i vitit shkollor pasi kemi të bëjmë me një skenar të pamenduar. Ai theksoi se askush nuk është në gjendje  të  sigurojë prindërit që fëmijët nuk do të kthehen në shtëpi të infektuar.

"Minimalisht nuk mund të ishte ky fillim i vitit shkollor në 15 shtator. Ne nuk e dimë akoma dhe le të dalë dikush që të na garantojë që 600 mijë fëmijë nuk do të kthehen pasdite në shtëpinë e tyre me infeksionin e marrë nga shokët e klasës për t'ja u dhënë prindërve apo gjyshërve të tyre. Skenari është i pamenduar dhe le të dalë dikush dhe të na thotë që bazuar në këtë metodikë apo bazuar në këto vlerësime të x grupi ekspertësh ne nuk do të na duhet të përballemi me shtim të numrit të sëmurve me Covid-19."

"Ne po shkojmë me dëshirën tonë drejt një përmase të paparë infektimesh duke çuar fëmjët në shkollë. Kush do mbajë përgjegjësi për gjyshërit e tyre, ata janë të cilët kujdesen më shumë për fëmijët, kush do mbajë përgjegjësi nese numrat rriten, Dhe çfarë fituam nëse një muaj më pas fëmijët që sapo blenë librat do të duhet të stopojnë mësimin. Unë për vete jam skeptik me rezultatet e këtij proçesi përveçse në kushtet kur rrethanat dhe kombinimi i tyre do të na ndihmojnë që parandaluesit, medikamentet do të na ndihmojnë për të qenë në një lloj paqe psikologjike.Fëmijët tanë ne po i çojmë vetë të tubohen, të grumbullohen në ambiente të mbyllura. Shteti shqiptar fillimisht duhet të rishikojë dhe njëherë vendimin ose të lejojë jetën të ketë dinamikën e vet të natyrshme me gjithë pandeminë. Fillimi i sezonit të ri shkollor por dhe stina e vjeshtës do të sjellë një kolaps jo vetëm në financap por edhe në gjendjen shëndetësore , frikë dhe ankth." - përfundon z. Shella.

Vendi Lajme Qeveria ministria e shendetesise Aktualitet gerti shella hapja e shkollave

EMISIONET