Që nga dita kur u bë e famshme për fjalimin në parlament,  Gerta Loku, studentja e La Sapienca” vazhdon të bëjë jetën që ka bërë edhe më parë dhe gjithmonë: në fermën e saj në fshatin Rrushkull 4 km larg Rëshenit.

 “Bëj të njëjtën jetë që kam bërë gjithmonë. Në fshatin tim, në qytezën time. Ajo çfarë kam mësuar në fshat është shumë më shumë se ajo që kam mësuar në shkollë. Deputetë mund të bëhen të gjithë por nuk duhet të harrojmë nga vijmë. Atë që kam mësuar në fshat nuk e kam mësuar kurrë me vitet e shkollës” thotë ajo e ftuar në studion e “Ditë e Re” sot në RTV Ora.

Gerta thotë se të jetuarit në fshat është shkollë më vete dhe është keqardhje kur mendon se çdo ditë e më shumë ikin.

“Të jetuarit në fshat është shkollë më vete, sidomos me ata njerëz që kanë mbetur në fshat. Mendoj se politikanët janë antiururalë nuk po vlerësojnë sa duhet fshatin. Ka një braktisje të madhe. Më duket vetja si “E fundit e Moikanëve” që shikon njerëzit që ikin e ikin. Edhe ky iku, edhe ky .. por shpresoj tek rikthimi”

Nuk kursen ironinë për politikanët të cilët gjithmonë kanë pasur një politikë antirurale.

“Sa më larg qendrës të jesh aq më pak e ndjen dorën e shtetit. Njerëzit më thonë: Ej Gerta, shiko, kujdes me politikën. E unë u them bëj një jetë aq periferike sa politika nuk ka kohë të merret me mua. Unë jam aq larg sa ata nuk kanë interes, dhe as angazhimin për tu marrë me mua.”

Kërkon edhe njerëzit, ata që kanë mbipopulluar Tiranën të kthejnë sytë dhe të vizitojnë fshatin “një oaz shpëtimi”ku gjen gjithmonë ajrin e pastër dhe një ushqim bio, e domatja ka akoma shijen e domates”

“Janë bërë të gjithë qytetar sa tashmë fshatar mendoj do të jetë një titull” thotë Gerta sërish me ironi therëse

Nuk e tremb as jeta e fshatit për shkollimin e fëmijëve.

“Nuk më tremb aspak. Por në radhë të parë uroj të jenë njerëz të mirë. Njeriu I mirë e bën çdo gjë mirë sesa një i shkolluar i mirë “

Kur kujton bujën që bëri fjalimi i saj thotë nuk mund të merret politika me tw vetëm në momentin kur unë protestoj, duhet të merret me cdo qelizë të jetës time.

“Kam qëndruar larg politikës. U bë bujë dhe thanë nga erdhi kjo?! Erdha nga fshati në foltoren e parlamentit kaq. Ndoshta ata mendojnë se do rrinë aty ndërsa unë fola, thashë mendimin tim dhe do të ikja

I qëndron parimit të listave të hapura ku qytetari zgjedh njeriun dhe jo partinë.

“Që kur kam adhur në Shqipëri më është imponuar kë të zgjedh. Këtu të bëjnë ca marifete që të thonë voto kë të duash dhe do zgjedh kë dua unë. Më lër të votoj atë që dua sepse atë që ti ke vënë për të folur për mua deri sot s’kanë folur për mua. Kur vjen nga Italia, unë, shokët e mi që kanë mbaruar shkollën me mua nuk duan të dinë kush është partia duan zhvillimin real s’ka rëndësoi kush e sjell mjafton ta sjell.

  Sikur?

Nuk mund të mos mbetej pa u prekur dhe tema e largimit të shqiptarëve nga Shqipëria, aplikimet në lotarinë amerikane apo dhe punësimet në Gjermani.

“Po na marrin më të mirët.Sikur të merrnin këta që bëjnë parti apo duartrokasin partitë. Unë nuk i vë faj një të riu që ikën sepse fshati nuk të ofron asnjë eksperiencë por uroj që të kthehen.  Dhe me këto politikat rinore mua më dolin thinjat e nuk kam parë asgjë’ thotë Gerta Loku për “Ditë e Re” në studio me moderatorin Arjon Muça.

Mos harroni fshatin

“Ju them dhe ju garantoj se fshati është një zgjidhje shumë e mirë. Është shumë afër Tiranës, përse duhet të vijmë në tiranë e të bëjmë grumbull. Nëse vijnë në fshat ka më tepër investime.  Nuk dua të qukis vetëm qeverinë por edhe ata që mund të investojnë. Të ndërtojnë rrugë atje ku s’ka rrugë. Harroni që të keni një qytet të zhvilluar pa një fshat të zhvilluar” e mbyll biseden ne studion e Dite e Re, Gerta Loku.