Geri Bardhi, pasi zbuloi së fundmi në Glamour Zone arsyen e ndarjes nga Ina, tregoi dhe një histori të vjetër.

Vajza në fjalë ka qenë e vetmja me të cilën ai kishte rënë në dashuri.

Ester Bylyku: A ka pasur ndonjë vajzë që ta ka thyer zemrën?

Geri Bardhi: Po, ka qenë një vajzë që unë e doja. I kam shkuar pas 3 vite, përpiqesha ta bindja, por në fund më tha që më shihte vetëm si shok. U lëndova shumë.

Ester Bylyku: Po me Inën nuk ke qenë i dashuruar?

Geri Bardhi: Jo, i dashuruar kam qenë vetëm me këtë vajzë.