Aktori i njohur i teatrit dhe humorit Gentian Zenelaj ngre shqetësimin në Shqipëri bëhet pak art.

I ftuar në “PolitikOn” në RTV Ora ai tha se edhe ato filma dhe shfaqje që bëhen janë qoka Ministrie.

Gent Zenelaj: “Shqipëria ka pasur dhe do të ketë aktorë shumë të mirë. Ne jemi një popull që e duam të bukurën por thjesht nuk po na jepet mundësia ta shfaqim. Ne kemi pak art, filmat në Shqipëri vazhdojnë të jenë qoka, shfaqjet e teatrit vazhdojnë të jenë qoka nga ministria. Çfarë janë këto shfaqje e filma që jepen vetëm 3 herë, sa për të justifikuar lekët që merren nga Ministria ndërkohë që nuk kthehen në kapitalizëm Shfaqja “Boeing Boeing” është dhënë 150 herë. Kjo tregon se treg ka, publik ka por duhet të futet kapitalizmi. Të jepen shfaqje rentabël, të merren aktorë më të mirë të gjehen pjesët më të mira e të nisë të bëhet fitimprurëse.”