Qeveria jone ka nje ves shume te keq. Genjen haptazi. I pyetur disa here se pse Shqiperia ka dhene me pak para per pandemine se vendet e tjera, kryeministri thote se kjo nuk eshte e vertete, se tabelat e FMN-se jane te vjetra dhe nuk perfshijne paketen e dyte etj etj.

Ne fakt te gjitha keto jane te paverteta. Ky eshte grafiku i paketave mbeshtetese ndaj PBB-se, qe qeverite e rajonit kane dhene gjate pandemise, i raportuar nga FMN.

Nuk eshte i vjeter sic pretendon kryeministri por eshte i perditesuar me masat deri ne fund te muajit tetor. Sic dihet, pas tetorit nuk ka patur me paketa ne asnje vend dhe jo me ne Shqiperi.

Grafiku krahason mbeshtetjen direkte ne formen e pagesave per biznesin dhe qytetaret ose uljes se taksave per ta, qe kane bere qeverite e rajonit. Ndryshe keto njihen si “above the line measures” sepse jane masa mbi vijen e deficitit ne buxhet dhe qe redlektohen direkt ne treguesin e deficitit.

Qeveria e Shqiperise ka dhene vetem 1.21 per qind te PBB-se ose rreth 170 milione dollare. Maqedonia e Veriut ka dhene 2.02 per qind, ndersa pese vendet e tjera te rajonit kane dhene mbi 5 per qind te PBB-se per qytetaret dhe biznesim.

Shpesh qeveria fshihet pas dy garancive sovrane, qe u leshoi bizneseve per te marre kredi ne banka, njera per rrogat, tjetra per investime. Ne fakt te dy garancite sovrane jane gjithsej sa 1.7 per qind e PBB-se. Edhe sikur te shtohen ato, prape Shqiperia rezulton vendi i fundit ne rajon per mbeshtetjen e dhene nga qeveria.

Por garanci kane dhene edhe vendet e tjera. Maqedonia e Veriut 1.4 per qind e PBB, Serbia 1.5 per qind etj etj. Asnjera prej tyre nuk eshte perfshire ne grafik. Megjithate garancite nuk jane masa te mirefillta fiskale. Ato jane below the line measures, dhe kane pak gjasa te ndikojne multiplikatorin fiskal.

Por pavaresisht kesaj, edhe sikur te perfshihen garancite Shqiperia serish eshte vendi i fundit ne rajon.

Tani, qeveria ben mire te mos genjeje haptazi. Eshte shume me mire te thoje qe po kemi dhene me pak sepse ne duhet te jepnim para edhe per rindertimin. Por jo mashtrim haptazi.

Tregohuni nje here te ndershem me qytetaret.