Një ngjarje tronditëse është zbuluar sot në “Ora Verore”, ngjarje që jo gjithmonë i shohim në ekran, e cila tregon vështirësitë me të cilët përballen gazetarët investigativë për zbardhjen e një lajmi apo çështjeje.

Elio Laze, gazetari investigativ i RTV Ora & Ora News këtë të premte ka dhënë intervistën e tij të parë personale për “Ora Verore”, me gazetarin dhe autorin e emisionit, Ronaldo Sharka.

Sharka ndër të tjera e ka pyetur Elion për ndonjë histori qesharake në lidhje me investigimet, e cila mund të tregohet edhe në ekran por historia që Elio tregoi në fakt nuk ishte dhe aq qesharake.

Para shumë viteve na morën peng në Milot, por që dolëm për 10 minuta, na morën peng si grup xhirimi. Kemi qenë në Milot, për një temë, tender. Po shtrohej një rrugë fshati, 3.2 kilomentra, dhe kryetari u Komunës Milot asokohe kishte ndarë mendjen, që tenderin t’ja jepte disa familjarëve të vetë, dhe si bëhej kjo gjë?!

Bëhej nëpërmjet kritereve të tenderit. Dhe për një rrugë fshati, për t’a shtruar, kriter që duhet të kishte kompania që duhet të fitonte tenderin, ishte që duhet të hapte ura dhe duhet të pastronte lumenj dhe liqene. Kjo ishte absurde…. Ne shkojmë atje për t’u interesuar, na mbyllën derën e komunës, na u mbush një pistoletë para syve dhe tha ju nuk dilni që këtej… Negociam 10 minuta, e kuptuan që bënë gabim dhe na lanë pastaj!”- u shpreh Laze, për më tepër ndiqni intervistën e plotë.