I riu i cili shkaktoi aksidentin tek ambasada italiane ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi që mund ti kalonte 150 km/ orë, bën të ditur gazetari i Ora News, Elton Qyno.

Në një intervistë  në studion e Ora News me gazetarin Sebastjan Zonja, Qyno zbulon se Stiveljan Dashi  është nipi i një zyrtari të OFL-së dhe nuk është hera e parë që ai shkel rregullat e qarkullimit rrugor.

Elton Qyno:  “Aksidenti i ndodhur së fundmi në Tiranë tek ambasada italiane siç e pamë edhe në pamjet filmike ishte një aksident i rëndë që fatmirësisht e bëri më të lehtë këtë ngjarje sepse nuk pati të viktima por dy të lënduar. Shoferi i BMV-së Stiveljan Dashi  piloti i “Formula Uno” që qarkullonte në qytetin e Tiranës, kishte 8 gjoba si masë administrative për shkelje të qarkullimit rrugor. 

Stiveljan Dashi nuk është një personazh i panjohur për policinë i  lindur në Koplik, rezulton të jetë nipi in një zyrtari të OFL-së, njeri që i çon gjatë gjithë vitit 2020, pjesës më të madhe të kontigjentëvë atë “pusullën”e famshme të vetëdeklarimit të pasurisë.

Qyno zbuloi edhe disa detaje të tjera.

Elton Qyno: “Nga ana tjetër nipi i tij përfshihet në një aksident që fatmirësisht nuk pati viktima por pati të plagosur. Akoma me e rende është mënyra si e ka trajtuar policia këtë rast që shkel jo vetëm normat e lejuara në qendrat urbane por edhe sinjalistikat.  Në atë rruge ishte semafori që ndalonte hyrjen e tij, vijat e bardha që qarkullojnë këmbësorët, dhe në anën tjetër kemi një automjet “Skoda” që hyn nga zona e “Liceut” për të kaluar në bulevardin “Deshmorët e Kombit”. Stiveljan Dashi ka qenë me shpejtësi që kalon 150 km në orë dhe me një makinë absolutisht shumë komode për një djalë që nuk dimë çfarë pune ka bërë për të siguruar të ardhurat dhe për të blerë një automjet të tillë.”

Fatmirësisht aksidenti ka qenë pa pasoja në njerëz dhe masa administrative për 26 vjeçarin ishte vetëm një gjobë.

Elton Qyno: Fakti që policia e ka anashkaluar këtë aksident me një masë administrative duke e dënuar me gjobë në prokurori kemi të bëjmë vetëm me shkelje të rregullave të sinjalistikës pa pasoja.

Pasojat janë të dukshme jo vetëm pasoja materiale por pasoja të plagosjes së dy personave që kanë qenë në  automjetin “Skoda” si Dritan Telhai dhe Arbër Muça,  pavarësisht së janë pasoja që  kategorizohen si  plagosje të lehta me dashje, apo aksidente rrugore duhej që ky individ të procedohej për shkelje të qarkullimit rrugor aq  më tepër ishte përsëritës.

Në 20 ditët e para të këtij viti të ri kanë humbur jetën 13 persona nga aksidentet çfarë i shkakton më shumë këto aksidente