Gazetari nxjerr listën e barnave për covid: Së paku 140 mijë, pse nuk rimbursohen?

Gazetari nxjerr listën e barnave për covid: Së paku 140

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Endri Xhafo bëri një llogari të thjeshtë të medikamenteve që merren për Covid nga një pacient i infektuar.  

Xhafo: Kjo gjë pranohet edhe nga autoritetet që të shkurtohet koha nga momenti që të bëhet tamponi dhe marrja e përgjigjes më pas. Regjistrimi në 127 dhe deri në përgjigje mund të shkojë edhe një javë. Të vijnë pas 4 ditësh të marrin tamponi, në ISHP, nga fluksi kalojnë 2-3 ditë dhe pastaj vjen përgjigje.

Kjo i vë në dilemë të infektuarit dhe familjarët nëse duhet të fillojnë mjekimin vetëm me simptoma. Ka shumë persona që kanë dalë negativë, pasi e kanë bërë tamponin shumë herët. Ka pasur nga ata që kanë pasur shenja klinike dhe kanë marrë mjekim.

Dilema i mjekëve të familjes është se si duhet të trajtohen këta persona. Sipas një shkrese të kreut të komitetit teknik të ekspertëve këtu ndiqet një procedurë e caktuar. Mua më ka kushtuar x lekë trajtimi.

Ky udhëzues ka disa probleme. Unë kam nxjerrë një listë nga kjo procedurë dhe shkova në një farmaci llogaria në total më doli 140 mijë lekë të vjetra. Nga këto medikamente, përjashto 2, nuk më rezulton që këto barna të jenë të rimbursueshme.

https://youtu.be/vb90klEW-W0

Vendi Lajme barna covid Aktualitet lista endri xhafo rimbursim

EMISIONET