Kryeredaktori i revistët vjeneze “Falter”, Florian Klenk  ka deklaruar se autori i dyshuar për sulmin terrorist në Vjenë është një shtetas maqedonas.

Klenk ka treguar se emri i tij është Kurtin S., 20 vjeç dhe ka lindur në Vjenë, ndërkohë që është me origjinë shqiptare dhe prindërit i ka nga Maqedonia e Veriut. Gazetari ka treguar se ata nuk kanë asnjë lidhje me islamizmin.


Emri i tij është Kurtin S, ai lindi në vitin 2000 në Vjenë, ku u rrit. Ai është me origjinë shqiptare, dhe prindërit e tij janë nga Maqedonia Veriore dhe nuk kanë asnjë lidhje me Islamizmin,” shkroi ky gazetar i njohur austriak në Twitter.

Gazetari ka treguar gjithashtu se i riu është vrarë nga policia, pasi ka qëlluar mbi qytetarët. Ai ishte i njohur për autoritetet austriake pasi është njëri prej 90 shtetasve austriakë të radikalizuar dhe që kanë udhëtuar për në Siri.

Në muajin korrik, Klenk ka treguar se autori është ndaluar nga autoritetet të udhëtojë në drejtim të Sirisë.

Megjithatë, autoritetet nuk menduan se ai mund të planifikonte një sulm terrorist,” shtoi gazetari.

Nga sulmet e djeshme në Vjenë kanë humbur jetën 4 persona, mes të cilëve edhe një polic, ndërsa janë plagosur 15 persona.