Çështja e Kosovës u shndërrua në një temë të nxehtë për luftë të brendshme politike mes krerëve të dy forcave politike në vend, Rama dhe Basha, në garë mes tyre se kush është më patriot.

Por gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, thotë se kjo nuk i shërben Kosovës dhe as interesit kombëtar.

Për çështje të tilla, shton gazetari, politika në Shqipëri duhet të jetë në një zë.

Cani:rfshirja politike në moment de facto është një lojë politike mes forcave atje. Si Rama dhe Basha janë duke shfrytëzuar çdo moment për sulmuar njëri-tjetrin qoftë edhe duke dëmtuar ndonjëherë interesat kombëtare, kam parasysh interesat e Shqirisë dhe Kosovës. Do të ishte mirë Rama dhe Basha ti lë pas dore disa prej grindjeve dhe tu qasen interesave kombëtare në një frymërbashkët. Kanë mjaft gjëra të tjera për të cilat mund të grinden. Nuk dua të komentoj zhvillimet e brendshme në Shqipëri, po sa i përket raporteve ndaj faktorit ndërkombërar, raporteve ndaj Kosovës dhe raporteve ndaj Serbisë do të ishte mirë kishin njëndrim të unifikuar.

Lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, ai nuk bie dakort me pretendimin e prokurorit Special se Thaçi mund të arratisej.

Megjithatë ai pranon se akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK janë shumë të rënda dhe nëse do të mudn të vërtetohen dënimet do të jenë shumë të larta.

Cani: Do të ishte mirë që prokurori ta thotë se ku do të arratisej zoti Thaçi. Nuk kam dëgjuar kurrë që Thaçi ka bërë ndonjë përpjekje të arratiset. Zakonisht personat që arratisen shkojnë në ndonjë vend autokratik apo ndonjë vend diktatorial, i cili më pas nuk bashkëpunon me faktorin ndërkombëtar. Besoj se Thaçi nuk ka pasur fare ndërmend të arratiset, e ka thënë që me 24 qershor kur është bërë publike aktakuza e Prokurorisë e padeklaruar. Ky shpjegim nuk qëndron por me siguri Prokurori ka ndonjë informacion shtesë. Sa i takon akuzave janë shumë të rënda. Nëse prokuroria ka dëshmi, dënimet mund të jenë shumë të larta.

Por nga ana tjetër nuk ka ende drejtësi për masakrat serbe në Kosovë.

Për Ora News, Cani thotë se Kosova dhe faktori ndërkombëtar duhet të ushtrojnë presion ndaj Serbisë në këtë drejtim.

Cani: Sot 20 vjet pas luftës nuk kemi dënimet e merituara për shumë maskra që janë bërë në Kosovë, krime shumë të rënda. Në Kosovë janë bërë 400 masakra, janë vrarë 12-13 njerëz dhe mbi 1 mijë të tjerë ende figurojnë të zhdukur. Ky ka qenë gabimi i Kosovës. Kosova dhe vendet ndërkombëtare duhet të ushtrojnë presion që Serbia të  dënojë personat që dyshohen për krime lufte.

Ai ngre shqetësimin edhe për deklaratat provokative të Vuçiç, të cilave sipas tij Tirana nuk u jep seriozitetin e duhur.

Cani: Ka thënë që duhet të forcohemi ushtarakisht dhe ekonomikisht të mbrojmë Kosovën. Prej kujt? Janë deklarata shumë të rrezikshme që në Shqipëri ndonjëherë nuk u kushtohet aq vëmendje sa duhet. Edhe lidhur me procesin e negociatave për minishengenin, Rama do të duhej të kishte pak më shumë sens për kohën e këtyre negociatave. Shqipëria ka bërë disa gabime në hapa. Nuk është trajtuar Kosova si faktor i duhur në procesin e minishengenit. Duhet të insistonte në faktorizimin e Kosovës në këto negociata. Takimi i parë është mbajtur në Novi Sad.Kosova me të drejtë e trajton Ramën ndonjëherë si mospërfillës të disa gjërave në Kosovë, siç është mosfakrtorizimi sa duhet i Kosovës në funksionimin rajonal, qëndrimet paternaliste nuk i duhen Kosovës në këtë moment. Ivica Daçiç gjithmonë ka thënë që duhet ta zgjidhim problemin e Kosovës me Shqipërinë, duke anashkaluar Kosovë, këtu duhet të ketë kujdes diplomacia shqiptare dhe kryeministri Rama, të ndihmojnë Kosvën të ngrihet në këmbë dhe jo ta rrëzojë poshtë.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Besjana Kuçana