Gazetari: Baton Haxhiu thirret nga Gjykata Speciale në Hagë

Baton Haxhiu ftohet nga Gjykata Speciale në Hagë.

Lajmin e bën të ditur gazetari i njohur nga Prishtina, Milaim Zeka.

Sipas Zekës, ftesa ka ardhur pas publikimit nga ana e Haxhiut e dosjeve për ish deputetin e Vetëvendosjes dhe ish komandantin e UÇK, Rexhep Selimi.

"Sipas burimeve te kesaj prokurorie, Baton Haxhiu e ka bere “qellimshem dhe me vetedije te plote” nje veprim te tille, pasiqe ai ka nderhy edhe ne te kaluaren ne Tribunalin e Hages, ku me heret edhe eshte denuar per nje veper te tille", shkruan ndër të tjera gazetari.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

Baton Haxhiu eshte ftuar nga Gjykata Speciale.

Pas publikimeve te dosjeve, ku cak ishte zyrtari i larte i LVV, Rexhep Selimi, aktualisht i burgosur ne Hage, Prokuroria Speciale prane Gjykates te Hages, i ka bere ftese Baton Haxhiut ne cilesine e te dyshuarit per pengim dhe nderhyrje ne drejtesi.

Sipas burimeve shume te sigurta, kjo prokurori ka ndjekur me shume shqetesim berjen publike te ketyre dosjeve, publikimin e emrave te deshmitareve potenciale, duke e konsideruar kete “si pengim te hetimeve, dhe nderhyrje ne drejtesi”, akuze per te cilen po ashtu edhe Nasim Haradinaj dhe Gucati aktualisht gjenden te burgosur ne Hage.

Sipas burimeve te kesaj prokurorie, Baton Haxhiu e ka bere “qellimshem dhe me vetedije te plote” nje veprim te tille, pasiqe ai ka nderhy edhe ne te kaluaren ne Tribunalin e Hages, ku me heret edhe eshte denuar per nje veper te tille.

Sipas gjasave, Haxhiu edhe mund te arrestohet bazuar ne kete akuze, edhe pse publikimet nuk jane bere ne territor te Kosoves por te Shqiperise ne tentative per ti ikur legjislacionit Kosovar.

Ama, Gjykata Speciale ka mandat jo vetem mbi territorin fizik te Kosoves, por mbi çdo person, akt apo veper kudo qe ajo konsumohet ne lidhje me krimet e supozuara te luftes mbi te cilat ajo ka mandat.

Rajoni Lajme Kosovë Lajmi i fundit hage gjykata speciale milaim zeka baton haxhiu

EMISIONET