Gati për të shkruar historinë/ Young Boys-Tirana, formacioni i mundshëm i bardhebluve

Tirana do të kërkojë të shkruajë historinë mbrëmjen e sotme.

Bardheblutë kanë mbërritur në kryeqytetin zviceran Bernë, aty ku do të përballen me kampionët e Young Boys, ndeshje e vlefshme për Play Off-in e Europa League.

Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, skuadra ka qenë e plotë, ndërsa jashtë kanë mbetur lojtarë si Shaqir Tafa për çështje federimi dhe Giamfi i dëmtuar, që nuk mund të luajë. Ndërsa kapiteni Idriz Batha, përtej shqetësimeve, do të luajë nga minuta e parë. Por nuk ia del Erjon Hoxhallari, i cili ka probleme me shpinën, dhe sipas të gjitha gjasave, do ta nisë ndeshjen nga stoli. Në seancën e fundit skuadra ka provuar edhe goditjet nga penalltia.

RRESHTIMI – Duke nisur nga porta, Visar Bekaj pritet të debutojë sot me fanelën bardheblu. Trajneri Egbo i beson qendrën e mbrojtjes dyshes Vangjeli-Najdovski. Për sa u përket krahëve, maqedonasi tjetër Toshevski pozicionohet në krahun e djathtë, kurse Ismajlgeci merr vendin e Erion Hoxhallarit.

Mbrojtja do të plotësohet me Çelhakën dhe Bathën, i cili ka vendosur të sakrifikojë për ekipin. Torasa, Kobina dhe Kale do të mbështesin Ernest Muçin në sulm.

Young Boys-Tirana starton në 20:30. /A.R, OraNews

Sport tirana Futboll europa league formacioni young boys

EMISIONET