Në një intervistë për RTV Ora, avokati i OVL-së së UÇK-së nga Prishtina Tom Doshi u shpreh se nuk ka pasur arsye që të bastiseshin zyrat e i OVL-së së UÇK-së.

Ai tha se persona të paidentifikuar kanë sjellë dokumentacione komprometuese për në Gjykatën Speciale.

Tom Gashi: Ata e kanë vlerësuar bastisjen e zyrave, por nuk ka pasur arsye ligjore për ta bërë një gjë të tillë. Ajo që dihet se persona të paidentifikuar kanë sjellë dokumentacion kompromentuar për në Gjykatën Speciale dhe duhet që ata fillimisht të kontrollojnë gjykatën se si po i lidhin këto akuza. Ndërsa udhëheqësit e OVL-së se aty shihet bashkëpunimi i institucioneve përndjekëse të Serbisë, konkretisht për veprimet e luftës, që ka një bashkëpunim të madh me Gjykatën Speciale.

Ai theksoi se ka mijëra dokumente që e vërtetojnë këtë komprometim dhe se arrestimi i Gucatit ka qenë i panevojshëm.

Tom Gashi: Një gjë e tillë është ditur edhe më herët, sepse ka me mijëra dokumente që e vërtetojnë këtë bashkëpunim. Unë kam qenë për 10 orë në OVL-në e UÇK-së dhe kanë qenë dhjetëra policë të EULEX dhe kanë qenë të gjithë të armatosur dhe janë pajisjet me të cilët janë incizuar personat e paidentifikuar brenda organizatës. Arrestimi i Gucatit ka qenë totalisht i panevojshme sepse ai ka folur gjithmonë publikisht.

Gashi shtoi se aty nuk është ardhur për të gjetur prova për krime lufte, por për të gjetur materiale dhe incizime të sjellë nga 3 persona të paidentifikuar nga Haga.

Tom Gashi: Ata sot nuk kanë ardhur për të gjetur prova për krimet e luftës, por erdhën për të gjetur material, për të cilin dikush e ka sjellë në tre raste nga Haga. Këto nuk janë publikuar vetëm në mediat e Kosovës, por edhe në mediat e Shqipërisë. Nëse kishin dyshime ata mund ta kishin bërë pa arrestime dhe pa spektakël. Ne do të gjejmë mënyra që të gjejmë avokatë kompetentë për t’i mbrojtur.