Gara për Kushtetuesen, KED skualifikon Eugen Papandilen, Zhaklina Peton dhe Ilir Haznedarin

Gara për Kushtetuesen, KED skualifikon Eugen Papandilen, Zhaklina Peton dhe

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrtoi në mbledhjen e sotme verifikimin e kandidaturave për ven det vakante të shpallura nga Presidenti dhe Kuvendi për Gjykatën Kushtetuese dhe dokumentacionin e përgatitur nga relatorët lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat.

Në përfundim të mbledhjes, KED vendosi lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese:

1. Altin Binaj, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

2. Altin Binaj, për vendin vakant shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.

3. Aleksandër Toma, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.  

KED vendosi edhe përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes nga kandidimi, të kandidatëve:

1. Orkida Totojani, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

2. Eugen Papandile, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

Po në këtë mbledhje, KED vendosi ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

1. Eugen Papandile, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

2. Zhaklina Peto, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

3. Ilir Haznedari, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020.

4. Ilir Haznedari, për vendin vakant shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Duke ju referuar vendimmarrjes së deritanishme të KED, në lidhje me vakancat e shpallura nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 dhe Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, numri i kandidaturave për këto dy vakanca, ka rënë nën tre.

KED është duke vijuar me procedurat e komunikimit të vendimeve, për të cilat mund të ketë edhe ankime nga ana e kandidatëve.

Vendi Lajme Kronike gjykata kushtetuese KED

EMISIONET