Në një intervistë për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Michael Gahler, Koordinatori i PE për Çështjet e Jashtme u shpreh se media kë një ndikim në nga qeveria dhe pronarët e televizioneve.

Ai shtoi se mediat duhet t’i shërbejnë publikut dhe jo qeverisë, se këto të fundit ndryshojnë.

Gahler: Duhet që sistemi gjyqësor të pavarur dhe nuk ndikohen nga jashtë. Kushdo që është pas kësaj duhet të dalë në skenë. Populli nuk fiton nga trafiku i kanabisit. Ju si vend duhet të bashkëpunoni për të fituar në agjendën e integrimit.

Unë do të doja që Shqipëria të kishte media në të njëjtin nivel me Gjermaninë, por shohim se ka një media ku ndikon qeveria dhe pronarët. Nuk jeni të vetmit me probleme, por meritoni interesin dhe besimin e publikut. Mediat duhet t’i shërbejnë publikut dhe jo qeverisë, se këto të fundit ndryshojnë.

Ligjet për mediat nuk mund të merren aty-këtu, por të merret gjithë ligji dhe të përshtatet me vendin tuaj që të ketë raportim të lirë. Gazetarët të mos ndjekin linjat e pronarit, qeverisë apo ndonjë partie.