Gahler i përgjigjet Ramës: Nuk kanë të bëjnë problematikat e BE-së, plotësoni kushtet dhe ne do t'u pranojmë

Gahler i përgjigjet Ramës: Nuk kanë të bëjnë

Në një intervistë për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Michael Gahler, Koordinatori i PE për Çështjet e Jashtme u shpreh se argumenti që ka persona që nuk e duan zgjerimin është shumë i lehtë për t'u përdorur, por për integrimin duhen plotësuar kushtet

Gahler: Argumenti që ka persona që nuk e duan zgjerimin është shumë i lehtë për t'u përdorur. Dinamikat tona të brendshme nuk kanë të bëjnë, por ndonjëherë si në rastin e Maqedonisë me Greqinë, ose tani që kemi një problem me Bullgarinë. Është në dorën tuaj që të përmbushni kriteret dhe që argumentet e tyre të mos kenë kuptim.

Është në dorën tuaj kjo gjë dhe ne në fund do të kemi një vendim unanim. Kështu ne do t'i hapim negociatat, por s'mund t'i vihet gishti BE-së, kur jeni ju ata që duhet të hyni.  Kriteret janë të qarta dhe çfarë kemi parë, ato duhen plotësuar.

Vendi Lajme BE rama kushte Aktualitet integrimi michael gahler

EMISIONET