Gabimi i lojtari i dhuron 3 pikë të plota Bjellorusisë përballë Kazakistanit

Gabimi i lojtari i dhuron 3 pikë të plota Bjellorusisë

Pas humbjes me Shqipërinë, Bjellorusia triumfoi në përballjen me Kazakistanin me rezultatin e ngushtë 1-2.

Golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit ku të parët që kaluan në avantazh ishin bjellorusët me anë të Bordachev.

Më pas Kazakistani barazoi shifrat me anë të Aymbetov në minutën e 62'.

Kur gjithçka dukej se kishte përfunduar, 4 minuta nga fundi një gabim i lojtarit të Kazakistanit u dhuroi fitoren Bjellorusisë.

Njëri prej lojtarëve në ekzekutimin e rivënies anësore e ktheu topin tek portieri por sulmuesi bjellorus Lisakovich arriti të përfitojë e më pas shënoi.

Me këtë rezultat Bjellorusia renditet në vendin e dytë me 3 pikë në grupin 3 të ligës C.

Në anën tjetër, Shqipëria po luan kundër Lituanisë në Air Albania Stadium.

Sport Lajme liga e kombeve kazakistan - bjellorusi

EMISIONET