Futbollisti i Inter pozitiv me Covid-19, le grumbullimin me Italinë

Futbollisti i Inter pozitiv me Covid-19, le grumbullimin me Italinë

Roberto Gagliardini ka lënë grumbullimin e Kombëtares Italiane, pasi në tamponët e kryer para ndeshjes me Poloninë, ka rezultuar i dyshimtë pozitiv dhe drejtuesit e Federatës kanë shmangur kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës.

Pikërisht për këtë arsye mesfushori do të rikthehet menjëherë në Milano, ku do t’i nënshtrohet një tjetër testimi, për të konfirmuar statusin real, pasi kujtojmë që Gagliardini qëndroi përreth dy javë pushim në muajin tetor për shkak të koronavirusit.

Futbollisti doli i dyshuar pozitiv edhe në prag të transfertës me Atalantën të dielën e kaluar, por pas ritestimit u konfirmua negativiteti dhe iu bashkua skuadrës në Bergamo disa orë para ndeshjes.

EMISIONET