Futbollistët e kombëtares rezultojnë negativë në testet për Covid-19

Futbollistët e kombëtares rezultojnë negativë në testet

Federata Shqiptare e Futbollit ka përgënjeshtruar lajmin e bërë në disa media se tre futbollistë tëkombëtares ishin infektuar me Covid-19.

Sipas FSHF-së, testet për Covid-19 të futbollistëve kanë rezultuar negativë.

Ndërkohë,e 3 lojtarët Ismajli, Ramadani dhe Hysen Memolla nuk do t’i bashkohen ekipit kombëtar për ndeshjen në Bjellorusi për shkak se janë dëmtuar.

Memolla dhe Ismajli kanë ardhur në ekip të dëmtuar, kurse lojtari i Vejles Ramadani është lënduar në seancën e fundit stërvitore.

Sipas analizave mjekësore, ata e kanë të pamundur të rikuperohen për takimin e 4 shtatorit me Bjellorusinë dhe do të bëjnë ta pamundurën të jenë në dispozicion të trajnerit Reja për ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve me Lituaninë.

Sport Lajme Futboll kombetarja shqiptare teste per covid-19 shqiperi-bjellorusi

EMISIONET