Futbolli serb në kaos para Eliminatoreve të Botërorit

Futbolli serb në kaos para Eliminatoreve të Botërorit

Lajme jo të mira kanë trazuar futbollin serb, sportin më të ndjekur në vendin fqinj. Prej kohësh numri 1 i qeverisë së futbollit, Slavisa Kokeza ishte akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe pas shumë javësh polemika ai ka dhënë dorëheqjen.

Mediat, tifozët por edhe rivalë të tij në krye të federatës kërkonin prej kohësh largimin, ku me akuza kaq të rënda nuk mund të qëndronte në institucionin më të madh të futbollit në Serbi.

"Ndaj meje janë bërë akuza të rënda, tradhtare të cilat nuk kanë asnjë bazë, por për të lejuar kombëtaren të përgatitet për eliminatoret e Botërorit vendosa të jap dorëheqjen" deklaroi Kokeza pas largimit.

Ndërkohë që disa javë më parë, tashmë ish numri 1 i federatës u mor në pyetje nga Policia në Beograd, tha se tani për të do të nisë misioni për të pastruar emrin e tij prandaj dhe hapi rrugë për emërimin në federatë të Marko Pantelic, përkohësisht deri në zgjedhjet e reja.

Policia serbe dhe autoritetet serbe vijojnë hetimet ndaj Kokeza i cili konkretisht dyshohet për lidhje me Ultrasit e Partizanit të Beogradit të cilët janë të përfshirë në trafik droge dhe në krijimin e bandave të organizuara.

Ndërkohë në pak ditë Serbia do të nisë edhe fazën e eliminatoreve të Botërorit 2022, ku ndeshja e parë do të jetë pikërisht në Beograd ndaj Irlandës dhe më pas ndaj Portugalisë dhe Azerbajxhanit.

Sport Lajme Futboll doreheqje Serbia Eliminatoret e Boterorit

EMISIONET