Futbolli nuk ndalet, ja ndeshjet e mbrëmjes së sotme

Futbolli nuk ndalet, ja ndeshjet e mbrëmjes së sotme

Edhe pse e hënë, futbolli në ligat më të rëndësishme të futbollit europian vijon dhe sot.

Mbrëmja rezervon disa ndeshje interesante, ku spikat ajo e Serie A mes Milanit dhe Romës.

Me të drejtë Milani konsiderohet si ekipi më në formë dhe për hir të së vërtetës kishte plot cerek shekulli që kuqezinjtë nuk i bënin një fillim kaq të mirë kampionatit të Serie A.

Për herë të fundit Milani i kishte fituar katër sfidat e para në kampionat 25 vjet më parë, pikërisht në kohën kur klubi drejtohej nga i madhi Fabio Capello.

Kuqezinjtë janë ekipi italian që ka grumbulluar më shumë pikë duke fituar 13 takime, barazuar 5 dhe humbur vetëm 2 ndeshje gjithsej.

Sfida e orës 20:45 kundër Romës shihet edhe si një test i rëndësishëm për skuadrën e Stefano Piolit për të marrë se deri ku mund të shkojë kjo skuadër.

Ndeshje interesante rezervon edhe Premier League, aty ku Tottenhami i Jose Mourinhos do të synojë fitoren ndaj Burnley për t'iu afruar akoma më shumë kreut të rënditjes.

Në Gjermani java mbyllet me Bayer Leverksen-Augsburg, ndërsa në La Liga Levante-Celta Vigo kompleton javën e 5 të kampionatit.

Sfidat kryesore të mbrëmjes:

18.30 Brighton-West Bromwich Albion (Premier League)20.30 Bayer Leverkusen-Augsburg (Bundesliga)
20.45 Milan-Roma (Serie A)
21.00 Burnley-Tottenham (Premier League)
21.00 Levante-Celta (La Liga)21:15 Benfica- Belenenses (Liga Sagres)

EMISIONET