Skuadra e femrave të Vllaznisë u shpall kampione e Shqipërisë ditën e sotme (11 korrik) teksa fitoi një përballje me skuadrën kryeqytetase.

Në një kohë që titullin e kishte siguruar që në javën e parafundit, Vllaznia triumfoi edhe në ndeshjen e fundit të sezonit duke mposhtur Tiranën me rezultatin 4-1 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në ceremoninë e zhvilluar në fund të takimit ishin anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FShF-së, Vasil Bicaj, dhe ish-futbollisti i mirënjohur, Sulejman Demollari ata që i dorëzuan trofeun e kampionit Vllaznisë.

Skuadra shkodrane e mbylli kampionatin kombëtar të futbollit për femra në krye të renditjes me 52 pikë pas 18 javësh.

Shikoni fotogalerine duke klikuar ketu