Fushata e vaksinimit, Tomini: Dozat e dyta vijnë brenda afatit, s'kemi datë konkrete

Fushata e vaksinimit, Tomini: Dozat e dyta vijnë brenda afatit, s'kemi

Zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka reaguar në lidhje me vijimësinë e fushatës së vaksinimit.

Tomini ka thënë se po menaxhohen dozat e mbetura të vaksinave në mënyrë që të merret edhe doza e dytë nga personat e vaksinuar, teksa njofton se nuk ka ende një afat se kur do merren dozat e tjera.

“Po menaxhojmë dozat e mbetura të vaksinave në mënyrë që të marrin edhe dozën e dytë personat e vaksinuar deri tani. Dozat e para të marrëveshjes me Pfizer dhe mekanizmin Covax pritet të vijnë shumë shpjet, por nuk ka një afat të përcaktuar. Shpresojmë që të vijnë në kohën kur duhet të bëhen dozat e dyta”, mësohet të ketë thënë zv/ministrja.

Vendi Lajme ministria e shendetesise Aktualitet eugena tomini vaksinimi

EMISIONET