Fushata e zgjedhjeve të 25 prillit do të regjistrohet si më e çuditshmja në 30 vjetorin e elektoraleve të tranzicionit. Kreu i PS, edhe pse në fund të mandatit të dytë, e kërkon të tretin me pafajësinë e herës së parë. Një prej batutave të tij është: “ne nuk jemi më të mirët, por nuk ka më mirë se”. Një përpjekje e qartë për ta ngritur platformën e fushatës, jo mbi veten, por kundërshtarin.

Kujtoni se, në vitin 2013, kur kërkonte mandatin e parë qeverisës, Rama shpallte ‘fajin e ka Saliu’. Tetë vjet më vonë, faji, si gjithmonë i përbuzur, shtyhet si jetimi në prehrin e dikujt tjetër.

Edhe nëse nuk flasim për faje, por gabime në qeverisje, mazhoranca duhej të ofronte një përballje me veten në vend të stigmatizimit të kundërshtarit. Sigurisht, kjo është taktikë elektorale që mund të shkrepë, por është edhe atentat kundër logjikës, për atë pjesë të votuesve që dalin jashtë militancës bipolare të politikës së Tiranës.

Edi Rama ka vuajtur vetë nga anti-opozitarizmi permanent në Shqipëri dhe është duke përdorur të njëjtin instrument në pushtet. Aq i pafajshëm shfaqet ai në inkursionin e tij për mandatin e tretë, sa të kujton përvojën erotike brenda gjinisë të anonimit të një barcalete. I cili pas dorëzimit, si me zor, të ‘herës së parë’ vjen dhe pyet ‘bashkëkomplotistin’ më vonë: ‘po me dy herë, a quhesh?’

Rama duket se kërkojë të krijojë të njëjtën distancë me ‘herën e parë’ kur kërkon qeveri për të tretën. Me tri herë, medoemos, do quhesh kryeministër dhe paskëtaj nuk do ia hedhësh fajin opozitës.

Një kërkesë të çuditshme drejt pushtetit formulon edhe kryetari i PD. ‘Nëse nuk i mbaj premtimet nuk do kërkoj mandat të dytë’, thotë Basha. Në një përpjekje për të thënë se nuk do iu gënjej si Rama, apo se nuk jam ashtu si më ka dalë nami, shefi i opozitës bën gënjeshtrën më të madhe të mundshme.

E para, ai nuk mund të tërheqë partinë që drejton nga një proces normal dhe ciklik zgjedhjesh, dhe e dyta se nënkupton se partia që drejton, pas mandatit të parë premtimpambajtur, hyn në zgjedhje sa për formë, sepse do të humbasë!

Ka edhe një moment vetërrëfimi autoritarist në gjithë këtë, sepse Basha barazon fatin e vet me atë të partisë. Pra, rënia e tij është edhe e PD, gjë që nuk duhet të jetë e vërtetë. Edhe Enver Hoxha fliste për vazhdimësi pas vdekjes.

Në fund ai vetëzbulon edhe pak dëshpërim. Atë qullësi të dikujt që nuk i afrohet objektit të vet të dëshirës me sigurinë se e meriton atë, por shkrehet në një formulë lypëse që mund të përkthehet: ‘aman, ma lër një herë!’.