Meteorologët paralajmërojnë një fundjavë me stuhi dhe reshje shiu të cilat në veriperëndim dhe jug të vendit mund të shkaktojnë edhe përmbytje.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) në zbatim të ligjit “Për Mbrojtjen Civile” dhe Planit Kombëtar të Emergjencave Civile u ka bërë shkresë zyrtare 5 prefekturave në vend që të marrin masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale
Prefekturave që u është dërguar shkresa janë Shkodra, Lezha, Fieri, Vlora, Gjirokastra
Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja” thuhet në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Mbrojtjes.
Kjo ministri kërkon të vlerësohen zonat më të rrezikuara nga përmbytja si dhe u kërkon të merren masa për popullsinë
Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim. Kaloni në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal. Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë. Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje” nënvizon AKMC
Gjithashtu kërkohet që pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku
Po kështu u kërkohet që Forcave të Armatosura dhe Policisë Shtetit të jenë në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara për rastet e emergjencave