Kjo fundjavë njihet ndryshe edhe si fundjava e dashurisë. Disa personazhe të njohur kanë zgjedhur që ditën e Shën Valentinit ta festojnë larg kryqytetit.

Rudina Dembacaj ka ndarë disa pamje nga vendi ku ndodhet momentalisht ku duket qartë deti, mirëpo nuk e ka specifikaur se ku ndodhet saktësisht.

Xhemi ka vendosur që me një foto në ‘Instastory’ të zbulojë se ndodhet në Sarandë, pranë  detit me pamjen tërësisht të kaltër përpara saj.

Ermali dhe Ami kanë zgjedhur një destinacion me dëborë. Të veshur me rrobat e posatshme dyshja ka shijuar përqafimet dhe puthjet krah njëri-tjetrit.

Orët në vijim mezi presim foto të tjera dhe  pse jo dhe çiftet e tjera të na zbulojnë se ku do e festojnë me njeriun e zemrës këtë ditë të veçantë.