Uji në premtimet e politikanëve por jo në çezma, Fshati në Vlorë ku uji shkon vetëm 1 orë

Uji në premtimet e politikanëve por jo në çezma, Fshati

Furnizimi me uji të pijshëm është një ndër problem kryesore që përballen banorët në shumë banorë  të vendit tonë. Në fshatin Cerkovinë të Vlorës uji shkon vetëm një orë në ditë, ndërsa banorët ankohen për këtë realitet, dhe shprehen se kjo situatë është bërë e padurueshme.

Vlore- Oborri i familjes, Kafaraj në fshatin Cerkovinë të Vlorës është i mbushur me fuçi.

"I përdorin si depozita uji, pasi furnizohen vetëm një orë në ditë! Ata thonë vijnë jo tre, jo 5 orë, poër faktikisht mund të them se uji vjen 20 minuta.'-  thotë banori.

Dhe kur çezmat rrjedhin, thonë se sjellin ndotje.

"Ujin për të pirë e blemë, 200 lekë bidoni, na e sjellë fshatari jonë."

Në fshat banorët thonë se e paguajnë ujin tre herë.

"Për ujin e pijshëm, energjinë, faturat paguhen komplet "

Zgjidhja e hallit që u përvështirëson jetën thonë se ka mbetur premtim i pambajtur në çdo fushatë.

"Ne kemi që sa vite demokraci, gjoja demokraci, po kjo nuk është demokraci. Këta premtojnë gjithë ato gjëra, po s'pysin. Me këto politikanë që janë, në dy palët nuk ka shpresa"

Muajt e verës janë më të vështira në Cerkovinë të Vlorës, pasi uji sipas banorëve mungon për ditë me radhë.

Vendi Lajme vlore Aktualitet banorët e Cerkovinës

EMISIONET