FSK në misione paqeruajtëse, Meta: Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s

FSK në misione paqeruajtëse, Meta: Kosova e meriton plotësisht

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e parlamentit të Kosovës për dërgimin e e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionet paqeruajtëse në botë.

Meta e cilëson vendim historik dhe thekson se Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim.

Meta: Përshëndes vendimin historik të Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane.

Kosova dëshmon qartë çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë.

Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim.

Vendi Rajoni Lajme meta

EMISIONET