Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur 3 qershorin si datë për rinisjen e sezonit futbollistik.

Ky vendim është marrë pas mbledhjes së sotme ndërmjet FSHF-së dhe presidentëve të klubeve të Superiores.

Tashmë FSHF pret miratimin nga ana e qeverisë.

Gjatë takimit të sotëm gjithashtu u diskutua dhe për rifillimin e Kupës së Shqipërisë ku federata prpozon rifillimin e ndeshjeve më datë 10 qershor.

Më pas finalja e kompeticionit është propozuar për tu mbajtur më datë 2 gusht.

Mbledhja u zhvillua pas punës së kryer nga stafi i FSHF për përgatitjet mbi rifillimin e garës futbollistike në vend.

Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor i cili është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit.