Fshatrave të thellë të rrethit të Kolonjës nuk u ekziston emri në listën e zonave që duhet të investohen. Kjo është rruga kryesore që fillon prej fshatit Kagjinas dhe përfundon në fshatin Vreshtan.

Këto pamje tregojnë se rruga që lidh 7 fshatra në Kolonjë, është lënë tërësisht jashtë vëmendjes së Bashkisë e cila drejtohet nga Erion Isai. Ata nuk duan asfalt, por thjesht një rregullim të vogël me çakull.

“Këto janë rrugët e para. S’do na mbajë bashkia me bukë, por të paktën një rrugë është gjëja më kryesore.”

Të indinjuar për lënien në harresë dhe të pafuqishëm për të ndryshuar realitetin shumë kanë zgjedhur të ikin.

“Kanë ikur nga rruga, nga shkolla për fëmijët.”

Në stinën e dimrit, ku nisin edhe reshjet, fshatrat bllokohen tërësisht.

“Në kohë dimri nuk mund të shkosh në fshatra se është shumë thellë. Rrugët janë të ngushta, baltë bëhet.”

Banorët thonë se Bashkia Kolonjë nuk investon sepse këto fshatra kanë numër të vogël votuesish.

“Atje ku ka më shumë vota, atje po investohet.”

Ndërkohë që stina e dimrit po ofron, këto banorë pritet të përballen me një dimër të gjatë e të vështirë.