Frikë nga një valë e dytë virusi, Franca 'shtetrrethim" nga ora 21:00 - 06:00 për 4 javë

Frikë nga një valë e dytë virusi, Franca

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se tashmë lëvizja e francezëve do të jetë e kufizuar.

Macron ka thënë se është marrë vendimi që për katër javë përgjatë orëve 21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit nuk do të ketë lëvizje.

Ky vendim është marrë si pasojë e frikës së shpërthimit të një pandemie të dytë.

Presidenti francez ka deklaruar gjithashtu se vendi mund të futet në gjendje emergjencë, për shkak se vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 22.951 raste të reja infektimi.

Shtetet europiane po qëndrojnë në ankth ditët e fundit si pasojë e shtimit të rasteve, teksa më herët Holanda ndaloi lëvizjet pas orës 22:00, ndërsa Spanja mbylli lokalet për 15 ditët e ardhshme.

Bota Lajme Covid-19 Europa emmanuel macron

EMISIONET