Autoritetet në Meksisë kanë ngritur barrikada të larta çeliku rreth Pallatit Presidencial përpara protestave të planifikuara Ditën Ndërkombëtare të Grave më 8 Mars.
Presidenti López Obrador sqaroi se vendosja e gardheve rreth Pallatit Presidencial dhe monumenteve të tjera para marshimit të 8 Marsit është për mbrojtjen e protestuesve dhe ndërtesave historike.
Nga Maxcanú, Yucatán, presidenti pohoi se “nuk është frikë” dhe se gardhet janë për të mbrojtur Pallatin.
Gjithashtu që të mos ketë provokime si në marshimin e fundit ku bomba dhe eksplozivë u hodhën në derën e ndërtesës.
Ai vuri në dukje se të gjithë kanë të drejtë të protestojnë dhe të demonstrojnë, por që ka “shumë provokime, shumë njerëz që infiltrojnë dhe që e kërkojnë atë është të shkaktojë dëm”.
“Ne nuk duam që asnjë palë të lëndohet, domethënë nuk duam që forcat e sigurisë publike të lëndohen dhe nuk duam që gratë që protestojnë të preken dhe të dëmtohen”- tha ai.
Poco a poco, López Obrador se encierra en un búnker
— Anibal M Silva (@AnibalMSilvaMx) March 5, 2021
El #8M2021 es sólo un pretexto para fortificar el recinto del dictador en ciernes
La austeridad fue un pretexto para no usar la Residencia Oficial de Los Pinos, pero ya se apropió de Palacio Nacionalpic.twitter.com/t24hcKjIuN