Fresku pa rrugë/ Lihen në mes punimet, pas copëtimit të rrugës ndërpritet investimi

Fresku pa rrugë/ Lihen në mes punimet, pas copëtimit të

Fresku është një nga agjensitë më të reja në Tiranë, ku familjet me të ardhurat e tyre kanë siguruar një apartament dhe kanë ndërtuar jetën. Edhe pse duhej të ishte një lagje e mirëorganizuar, faktet flasin ndryshe. Madje edhe kur bashkia nis investime, ato lihen në mes si në rrugën Muhamed Deliu.

Pas përfundimit të punimeve nga ana e ujësjellës kanalizimeve rruga është lënë në këtë gjendje.

"Pluhur ka shumë, nuk lihen rrugët kështu. Nuk kemi ku të ankohemi. I gjithë ky pluhur na hyn në mushkëri", tregon banorja.

Mbushja me çakull shkakton jo pak stres tek banorët

"Kush na pyet ne si popull moj t'u bëfsha?!", shprehet banorja.

Ndërsa shqetësuese mbetet fakti që ky aks rrugor është burim aksidenti për automjetet.

Drejtuesit e mjeteve e kanë të pamundur t'u shmangen gropave.

"Është gjithë gropa, rrugët janë copë-copë. Është shumë e vështirë, makina kapin poshtë, është shumë problem. Shteti të marrë masat që të shtrojë rrugët. Lali Eri dhe ato që janë atje t'i shtrojnë rrugët, mos t'i lejë  kështu", shprehet drejtuesi i automjetit.

Apeli është i njëjtë nga të gjithë.

Bashkia, e cila ka përgjegjësi asfaltimin e rrugëve të kryeqytetit duket se e ka lënë pas dorë këtë segment duke e kthyer në një shqetësim të madh kalimin në të.

Vendi Lajme tirane rruge investim fresku

EMISIONET