Frekuentohet shumë nga turistët, njihuni me fshatin që nuk e njeh koronavirusin

Frekuentohet shumë nga turistët, njihuni me fshatin që nuk e njeh

Ekziston një vend që nuk e njeh pandeminë e koronavirusit; një fshat me pak shpirtra që ka qenë gjithmonë pa Covid, pavarësisht nga fakti që e gjithë bota është infektuar. 

Dhe bukuria është se nuk duhet të shkosh shumë larg për ta gjetur, por është vetëm "pas qosheve" të Bolognolas, një qytet i vogël në rajonin e Marche që nuk është prekur kurrë nga koronavirusi.  

Është një fshat i vogël në malet Sibillini, i njohur për majat e tij dhe shpatet e skive, në provincën e Macerata. 

Ka pak më shumë se 150 banorë, por vendet e tij tërheqin shumë turistë, veçanërisht dashamirësit e borës dhe malit.

Shkaqet që çuan në një rekord të tillë  pozitiv mbeten ende një mister, por fakt është se deri më sot  ai nuk ka regjistruar as një rast infeksioni nga sëmundja ngjitëse. 

Për kryebashkiaken, Cristiana Gentili, ekziston një bashkëpunim i shkëlqyeshëm midis të gjithë strukturave: administratës, restoranteve, ambienteve të akomodimit, qytetarëve. 

Të gjithë kanë bërë pjesën e tyre, duke respektuar rregullat, por ajo e pranon se " duhet edhe shumë fat". 

Bota Lajme itali Europa fshati pa covid

EMISIONET