Sektori i sporteve dimërore në Europë po vuan këtë vit pasojat e masave kufizuese prej pandemisë. Resortet e skive janë mbyllur në shumicën e vendeve me klimën e duhur.

Për shkak të pandemisë, vendet europiane kanë urdhëruar mbylljen e resorteve dimërore deri ne janar pasi për arsye të koronavirusit nuk do të lejohet ngjitja e udhëtarëve me teleferikë.

Por në malet franceze të Vozhës, banorët që dëshirojnë të rrëshqasin me ski dhe slita po ecin vetë për t’u dëfryer mes borës së parë të këtyre ditëve.

Resorti i “Sho-dy-fosw” apo i përkthyer ndryshe i kampit të luftës, ndodhet afër rajonit verilindor të Alsasë-Lorenës, dikur qendër historike e betejave mes Francës dhe Gjermanisë.

“Jam habitur që ka akoma njerëz edhe pse ndodhemi totalisht të izoluar nga pandemia. Jemi optimistë se këtë vit nuk do e mbyllim siç e filluam, por më mirë.”

“U telefona disa miqve dhe u thashë të nisemi. Disa ishin të mbyllur prej virusit por shihet që ka goxha njerëz. Ndaj dolëm për një ditë mes borës.”

Resortet europiane të skive ende nuk është vendosur a do të qëndrojnë hapur gjatë ditëve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, për shkak se rreziku i përhapjes së Covidit-19 mbetet i lartë.

Gjermania, e cila mban presidencën e Këshillit të BE-së, ka kërkuar një pezullim në të gjithë bllokun të pushimeve dimërore, me mbështetjen e Francës, ku sektori i sportit dimëror gjeneron rreth 11 miliardë euro të ardhura vjetore dhe punëson 120 mijë njerëz.

Austria operon më shumë se 2 mijë teleferikë për ski dhe për arsye edhe ekonomike po mendon t’i rihapë resortet kryesore më 24 dhjetor.

Edhe Zvicra e ka përkrahur industrinë lokale të skive dhe turizmit dimëror për festat e fundvitit, ndërsa operatorët në Itali, në Pirenejtë e Spanjës dhe në Bullgari ankohen se situata po i rëndon ata financiarisht.