Francë, katedralja e Nantes përfshihet nga flakët

Katedralja e qytetit të Nantes në Francë u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune. Mediat kanë bërë të ditur se flakët janë parë rreth orës 7 e 45 të paradites. Menjëherë janë angazhuar më shumë se 60 zjarrëfikës të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në një kohë rekord

Një dëshmitar ka bërë të ditur se ka dëgjuar një gjëmim të çuditshëm të këmbanave.Sidoqoftë, shërbimi lokal i zjarrfikësve ka bërë të ditur se dëmet nuk ishin në shkallë të madhe, por platforma në brendësi është shkatërruar tërësisht dhe rrezikon shembjen.

Dëshmitarët po ashtu në deklarimet për mediat janë shprehur se janë zgjuar nga një tingull i çuditshëm i këmbanave.  Pas shuarjes së flakëve autoritetet kanë nisur hetimet ku janë evidentuar dhe tre vatra të ndryshme të flakëve.

Kjo katedrale, e ndërtuar mes shekujve XV dhe XIX është dëmtuar edhe më herët. Ajo u dëmtua nga bombvardimet në vitin 1944 ndërsa është përfshirë dhe nga flakët. Në 28 janar të vitit 1972. Në atë kohë zjarri I rënë ka dëmtuar çatinë, dhe riparimi ka zgjatur tre vite.

Duket se zjarret nuk po ndahen nga Franca. Në prill të vitit të shkuar një zjarr I madh thuajse rrënoi katedralen e parisit. Në atë kohë shkak u bënë punimet që po bëheshin në çati dhe shkëndija ka sjellë flakë të menjëhershme. Zjarri rrëzoi dhe kullat e famshme të katedrales së Notre Dame.

edralja Saint-Pierre-et-Saint-Paul e qytetit të Nantes në Francë u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune (18 korrik).

Më shumë se 60 zjarrëfikësh shkuan në terren për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 7:45 të mëngjesit por nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri.

Kjo vjen vetëm 1 vit pas djegies së katedrales së Notre-Dame në Paris, një nga monumentet arkitekturore më të shtrenjta të Francës.

Bota Lajme Europa France flake zjarr katedralja nantes

EMISIONET