Franca ngre në maksimum alarmin e Koronavirusit.

Kryeqyteti i vendit, Parisi, do të mbyllë të gjitha baret, masë kjo që nis nga dita e nesërme e pritet të zgjasë dy javë.

Njoftimi është bërë nga zyra e kryeministrit Jean Castex, njoftojnë mediat franceze.

Masat e reja kufizuese në Paris vijnë një javë pas mbylljes së bareve në qytetin e dytë më të madh të vendit, Marsejë.

Niveli maksimal i alarmit në Francë hyn në fuqi kur shkalla e infeksionit në një lokalitet tejkalon 250 për 100,000 njerëz dhe të paktën 30% e shtretërve të kujdesit intensiv janë të rezervuara për pacientët Covid-19.

“Këto masa, të domosdoshme në luftën për të frenuar përhapjen e virusit, do të zbatohen në Paris dhe tre departamentet që e rrethojnë, për një kohëzgjatje prej dy javësh”, shpjegoi zyra e kryeministrit.

Restorantet në qytet do të duhet të vendosin rregullime të reja sanitare në mënyrë që të qëndrojnë të hapura dhe sallat e leksioneve universitare nuk duhet të jenë më shumë se gjysmë të mbushura.

“Puna nga shtëpia duhet të ketë përparësi “tani më shumë se kurrë”, thuhet në deklaratë.

Franca, nga nisja e pandemisë deri më sot, numëron 619,190 raste infektimesh dhe 32,230 viktima u bërë një prej vendeve më të goditura, jo vetëm në Europë.

/OraNews