Duke filluar nga sot në Francë personat që janë mbi moshën 75 vjeçare do të vaksinohen në shtëpitë e tyre. Mirëpo, ekziston frika se nuk do të ketë mjaftueshëm mjekë për të mbuluar të gjithë procesin e vaksinimit.

Jacques Battistoni, presidenti i sindikatës së praktikave të përgjithshme MG, tha se priste vështirësi.

Mjekët po punojnë në rritjen e kapaciteteve të fabrikës së Pfizerit në Belgjikë, dhe kompania partnere BioNTeh njoftoi e kjo do t’u mundësojë atyre që të rrisin prodhimin e vaksinës në tremujorin e dytë të vitit.

Dorëzimet e vaksinës Pfizer sipas orarit të përcaktuar më parë do të normalizohen pas 25 janarit.